Në bordin e avionit Il-76, që u nis për në Japoni, ndodhen rreth 50 specialistë të Qendrës për operacionet e rrezikut të veçantë “Lider” dhe pajisje kërkuese, njoftuan në Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme të Federatës Ruse. Më parë njësia e shpëtuesve  rusë, që mbërriti në Japoni  u nis për në veri-lindje të ishullit Hosnju, ku do të ndihmojnë për likuidimin e pasojave të tërmetit. Për në Japoni u nis gjithashtu grupi i ekspertëve rusë në sferën e energjisë atomike. Ata do të këshillojnë punonjësit japonezë.