Kryeveprat e artistëve italianë do të ekspozohen në ambasadën e Italisë në Moskë në kuadrin e vitit të këtij vendi në Rusi, njoftuan në ambasadë. Serinë e ekspozitave do ta hapë “Portreti i zonjës me rinoceron” e Rafaelit. Ai do të zëvendësohet me pikturat e Giorgione, Berninit dhe Caravaggio. Ndër aktivitetet e Vitit të Italisë është edhe demonstrimi i thesareve të Medicit në Kremlin, ekspozita e punëve italiane të shekullit XX nga koleksioni i Kalasë së Rivilit, ekspozita e Antonello da Messina në Moskë , si dhe ekspozita në Ermitazh, kushtuar shekullit italian XIX-të.