Shkarko audiofailin

Listën e vendeve të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, të përfshira prej demontratave dhe trazirave masive, e plotësoi aktualisht Libani. Të dielën atje intensifikoi aksionet e veta të protestës opozita, e cila shpalli mbi fillimin e etapës së re të “revolucionit të kedrit” (“Cedar Revolution”). Në qendër të Bejrutit u zhvillua një miting qindra-mijëra vetësh, i organizuar prej lëvizjes sunite “Al-Mustaqbal” dhe fraksioneve properëndimore nga “Koalicioni i 14 marsit”. Në të ish Kryeministri Saad Hariri kujtoi, se 6 vjet më parë Libani hoqi qafe më në fund praninë ushtarake siriane. Ndërsa tani po fillon etapa e re e revolucionit - ajo e luftës për liri dhe drejtësi, kundër shtypjes dhe diktatit ushtarak. Në Bahrain të dielën policia sërisht shpërndau kampin me çadra të protestuesve në qendër të kryeqytetit Manama. Për shpërndarjen e opozitës u vunë në përdorim gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës. Ky aksion pasoi menjëherë pas fillimit të marshimit të protestuesve drejt pallatit mbretëror, pjesëmarrësit e të cilit kërkuan përmbysjen e monarkisë dhe vendosjen e drejtimit republikan në vend. Në një shtet tjetër naftënxjerrës të rajonit -në Arabinë Saudite - të dielën pakica shiite kërkoi barazi. Në sfondin e marshimeve, tubimeve e mitingjeve trupat e mbretërisë kanë marrë nën kontroll të përforcuar mbrojtjen e të gjitha objekteve të infrastrukturës së naftës. Ndërkohë në Jemen sërish u derdh gjak. Policët hapën zjarr mbi kundërshtarët e presidentit duke u përpjekur që ti provokojnë demonstruesit për aksione dhune me qëllim që të gjenin pretekst për ashpësimin e represioneve. Ndërsa në Libi po vazhdojnë luftimet midis trupave të Muammar Gaddafit dhe forcave opozitare. Këto të fundit u detyruan të pranojnë, se “nuk ka më kurrfarë kryengritje”. Ato po humbasin kontrollin ndaj qyteteve të marra më parë nën kontroll në lindje të vendit, përfshirë këtu edhe qendrat e nxjerrjes dhe eksportimit të naftës. Në këtë sfond Perëndimi faktikisht i imponoi luftën psikologjike Libisë, mendon eksperti i Institutit rus të Studimeve Strategjike Azhdar Kurtov: “- Gjithë ai fluks informacioni, që vërshon në botën e jashtme, shtrembëron qëllimisht situatën e krijuar në Libi. Nuk ka kurrfarë qindra-mijëra kufoma, për të cilat flasin mjetet perëndimore të informimit masiv, por që nuk i demonstrojnë vizualisht apo me prova të tjera ato. Gazetarët e tyre intervistojnë vetëm përfaqësuesit e opozitës duke tentuar të formojnë me këtë pikëpamjen mbi domosdoshmërinë e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Libinë, me qëllim të përshpejtimit të rrëzimit të regjimit të Gaddafit. Ndërsa një gjë e tillë mund të vlerësohet plotësisht si ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi. Gaddafi po demonstron se ka edhe mbështetës të shumtë, edhe rezerva për ti bërë rezistencë serioze kryengritësve. Në qoftë se nuk do të ketë ndërhyrje të hapur ushtarake nga jashtë, duhet thënë atëhere, se Gaddafi ka shanse të mëdha të mbetet në pushtet”, - konkludon eksperti rus Azhdar Kurtov. Në vigjilje Moska konfirmoi palejueshmërinë e ndërhyrjes ushtarake nga jashtë në ecurinë e ngjarjeve në Liban. Ajo u bëri thirrje palëve ndërluftuese për dialog, kurse autoriteteve për respektimin e të drejtave dhe lirive të popullsisë me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të konfliktit të brendshëm dhe gjakderdhjes së mëtejshme.