Sipas mendimit të shkencëtarëve, tërmeti japonez mund të shndërrohet në katastorfë me përmasa globale, shkruan gazeta “Moskovski Komsomolec”. Magnituda e lëkundjeve tektonike 8,9 ballësh sipas shkallës Righter janë vlerësuar nga specialistët si më e larta, gjë që nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë. Tërmeti i fuqishëm në Japoni i vitit 1923, kur vdiqën 140 veta, kishte magnitudë më të vogël prej 7,9 ballësh. Sizmologët përpiluan hartën e përhapjeve të mëtejshme të valëve të cunamit, shkaktuar nga lëkundjet nëntokësore. Në zonën e rrezikshme ndodhet i gjithë pellgu i Oqeanit Paqësor, dhe pikërisht: Rusia, Tajvani, Finlanda, Indonezia, Papua-Guinea e Re, Fixhi, Meksika, Guatemala, Salvadori, Kosta-Rika, Nikaraguai, Panamaja, Hondurasi, Kili, Ekuadori, Kolumbia dhe Peruja. Specialistët deklarojnë gjithashtu për rreziqe tërmetesh të fuqishëm në ishujt Kurile dhe Kamçatk gjatë 10 muajve të afërt pas tërmetit të rënë në Japoni. Shkencëtarët dëshmojnë, se ngjarje të tilla për shkak të tërmetit të fundit në qarkun e ashtuquajtur aktivitet i Brezit të zjarrtë gjeologjik përgjatë brigjeve të Oqenait Paqësor zakonisht janë të ndërthurura dhe shkaktojnë ndryshime tektonike të pjesshme.

Botimi “Vedomosti” mendon, se që të flitet për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-s në situatën në Libi është akoma herët, duke marrë parasysh një sërë shkaqesh. Së pari, trupat e SHBA-s aktualisht ndodhen në Irak dhe Afgasnistan, që përbën autoritet absolut për politikën amerikane. Së dyti, në këtë rajon SHBA-s nuk kanë avionë të mjaftueshëm, që të garantojnë bllokadën ajrore të vendit ose të pjesshme të tij. Së treti, që të mbulohet hapësira ajrore e Libanit, amerikanët duhet të eliminojnë raketat libaneze zenit, që përbëjnë në nivel krejt tjetër të ndërhyrjes së veprimeve ushtarake, por administrata e Obamës nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë. Përveç kësaj, vlera strategjike e Libisë për SHBA-s nuk është dhe aq e lartë, që udhëheqja amerikane të injoronte pasojat negative të një hapi të tillë. Amerika, është lojtare e fortë në planian strategjik, për të cilën çfarëdo lloj veprimesh kundër Libisë duhet të jenë pjesë e planit të përgjithshëm. Falë politikës së vet të matur dhe të peshuar mirë këto javët e fundit SHBA, mesa duket, po forcon pozitat e veta në Egjipt dhe Tunizi, si dhe po fiton pikë në mendimin e opinionit publik të vendeve arabe. Prandaj kurrfarë veprimesh të pamenduara mirë në Libi, me çfarëdo lloj argumentimesh që të justifikohen ato, amerikanët nuk mund t’ia lejojnë vetes, konkludon botimi “Vedomosti”.

    Teknika e helikopterëve luftarakë rusë përsëri kthehet në Afganistan, shkruan botimi “Moskovski komsomolec”. Marrëveshja për shitjen e helikopterëve rus forcave të armatosura afgane u bashkërendit dhe duhet të zhvillohet deri në fund të  këtij muaji. Në Rusi do të blej helikopterë jo NATO siç mendohej më parë, por SHBA-s. Planifikohet të shiten 24 helikopterë, kurse tre të tjerë Rusia do ti japë falas. Me këtë parku rus i helikopterëve në Afganistan do të shtohet nga 70 deri në 100, për të cilët në të ardhmen do të furnizohen pajisje këmbimi ruse.