Rusia dhe Holanda nënshkruan programin e përbashkët të veprimeve për vitin 2013, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse sipas përfundimeve të takimit me homologun e vet holandez Uri Rozental. Programi përbëhet në përputhje të plotë me marrëveshjet, e arritura gjatë vizitës së Dimitri Medvedievit në Holandë në qershor të vitit 2009, dhe parashikon që në vitin 2013 të organizohet viti i Rusisë në Holandë dhe i Holandës në Rusi, u shpreh Sergei Lavrov. Nga ana e vet Kreu i MPJ të Holandës, deklaroi, se nënshkrimi i këtij programi pasqyron “dinamikën e zhvillimit të shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Moskës dhe Amsterdamit”.