Liderit libanez Muammar Gaddafit, familjarëve dhe të afërmve të tij u është ndaluar hyrja në Rusi. Dekretin për këtë e nënshkroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. 15 veta bien nën ndikimin e këtij dekreti, ndër të tjera fëmijët e Gaddafit dhe nëpunësit e lartë, që kanë dorë në aksionet e dhunshme kundër kundërshtarëve të regjimit: drejtuesit e strukturave policore, shërbimeve speciale dhe trupërojat e Gaddafit. Dekreti është nxjerrë në përputhje me rezolutën e OKB-së për sanksione kundër regjimit të Gaddafit, për të cilën votoi dhe Rusia. Më parë Medvediev dha urdhër të ndërpritet eksporti i armëve për në Libi.