Kongresi i parë rus i naftës do të hapet në Moskë. Ai do të zgjasë tre ditë dhe do të mbledhë më shumë se 2000 përfaqësues të biznesit, industrisë dhe shkencës. Tema kryesore të kongresit do të jenë: nafta si burim global i energjisë, modernizimi i kompleksit të naftës dhe gazit në Rusi, strategjia e zhvillimit dhe modenizimi i teknologjive të përpunimit të naftës. Ditën e fundit do të nënshkruhet memorandumi për zhvillimin në Moskë të Kongresit të 21-të Botëror të Naftës në vitin 2014. Tenderin për këtë Rusia e fitoi vitin e kaluar.