Përgatitja për aksionin e pazakontë “Trengjyrëshi rreth botës” filloi në Jamal. Ideja kryesore e tij ëdhtë pjesëmarrja e rusëve, që jetojnë jashtë shtetit në kremtimin e Ditës së Rusisë. Në këtë udhëtim rreth botës do të marrin pjesë organizatat ruse në 15 vende të ndryshme. Secila duhet të bëjë një fotografi të kolektivit të vet në sfondin e vendit më të famshëm të shtetit ku ndodhet dhe ta dërgojë atë me flamurin në pikën tjetër të destinacionit. Në këtë mënyrë do të krijohet një zinxhir gjeografik, i cili do të mbyllet në Salehard më 30 qershor.