Të hënën 75 specialistë rusë do të fillojnë operacionet shpëtuese në Japoni. Dy njësi të Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) nga Moska dhe Habarovsk mbërritën në zonat ku ra tërmeti i fuqishëm me anë të avionit Il-76 dhe helikopterit Mi-26. Për këtë deklaroi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Irina Andrianova, drejtore e zyrës së informacinit në MSJ të Rusisë: “Me urdhër të Presidentit të Federatës Ruse MSJ e Rusisë dërgon njësitë e veta në Japoni për zhvillimin e punëve shpërtuese në zonat ku ka rënë tërmeti. Pala japonze u drejtua të dielën me një kërkesë të tillë tek ne. Dhe Rusia është gati për të ofruar ndihmën e vet. Shpëtuesit tanë do të punojnë në regjim autonom për dy javë. Për këtë ata kanë çdo gjë të nevojshme: rezerva ushqimore, ujë të pijshëm dhe gjeneratorë, që mundësojnë punën e instrumenteve kërkues”, u shpreh  Irina Andrianova. Përveç kësaj, njësitë e shpëtuesve rusë janë të pjisur me pajisje kërkuese, hidraulikë, instrumente për shpimin e betonit. Vetëm sipas llogarive të përafërta nga fatkeqësitë natyrore në Japoni vdiqën ose kanë humbur pa lënë gjurmë më shumë se 2 mijë veta. Autoritetet e vendit kanë shpallur, se ky numur do të rritet. Shpëtuesit rusë janë të sigurt, se shanse për të gjetur dhe shpëtuar njerëz nën gërmadhat e shtëpive ka ende deri në 4-5 ditë pas fatkeqësisë. Ata, që do të fillojnë sot të ndihmojnë japonezët, janë pjesëmarrës të operarcinoneve shpëtuese jashtë shtetit si pas tërmetit, po ashtu dhe pas cunamit. Ndër zonat e fundit ku ndodhën fatkeqësi natyrore janë Azia Jugore dhe Jug-Lindore në vitin 2004, Pakistani në vitin 2005, Jugu i Kinës në vitin 2008, Haiti në vitin 2010.  Rusia është gati ti ofrojë ndihmën e vet Japonisë edhe me furnizime shtesë të lëndës djegëse. Një kërkesë e tillë erdhi nga pala japoneze. Në radhë të parë ky është gaz i lëngëzuar, i cili vjen nga Sahalini. Njëkohësisht do të ofrohet dhe ndihmë humanitare me anë të Kryqit të Kuq.