Dimitri Medvediev do të dëgjojë sot raportin e Nënkryeministrit Igor Seçin. Ai duhet të raportojë mbi sigurinë në kompleksin energjetik dhe të lëndëve djegëse. Një urdhër të tillë i dha atij Presidenti të premten gjatë mbledhjes së presidiumit të Këshillit të Shtetëror. Seçin do të paraqesë propozimet në lidhje me mbrojtjen e objekteve energjetike mbi bazë të versionit të bashkërenditur të projekt ligjit përkatës. Problemi i sigurisë së objekteve energjetike u bë veçanërisht aktual pas avarisë në hidrocentralin Sajano-Shushensk në gusht të vitit 2009 dhe shpëthimit në hidrocentralin Baksansk, sulmi ndaj të cilit ndodhi më 21 qershor të vitit 2010.