Avioni Il-76 i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë u ul në Tokio. Në bordin e tij ndodhen 50 specialistë të njësisë “Centrospas”, grupi operativ dhe pajisje kërkimi. Nga Tokio ai do të niset për në qytetin Jamagata, që ndodhet më afër me zonën e shkatërrimeve, të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami më 11 mars. Avioni çoi ilaçe, tenda strehimi , batanije dhe sende të nevojës së parë. Njëkohësisht nga Rusia për në Japoni është nisur helikopteri i MSJ, i cili do të marrë pjesë në operacionet shpëtuese në veri të vendit.