0BE njohu Këshillin Kalimtar Kombëtar të Libisë si “ndërmjetës të ligjshëm (legitimate interlokutor) në negociata”, deklaroi Presidenti i BE Herman Van Rompuy gjatë leximit të përfundimeve të mbledhjes së samitit të BE për Libinë. Vendime mbi masa ushtarake kundër Libisë nuk janë marrë. “Ne duhet të forcojmë presionin ndërkombëtar mbi regjimin e Gaddafit”, - deklaroi nga ana  e vet Kreu i Komisionit Europian José Manuel Barroso në bashkëveprim “me organizatat rajonale dhe ushtarake”. Ngjarjet në rajon samiti i BE i vlerësoi si “pranverë arabe”, dëshirë, vullnet “të popujve të rajonit për liri dhe demokraci”. Vendimi mbi zhvillimin e operacionit ushtarak në Libi në samitin e BE nuk u morr.