0NATO pret furnizimin e shpejtë të helikopterëve rusë në Afganistan, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen në konferencën për shtyp mbajtur sipas përfundimeve të sesionit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në nivel ministrash të mbrojtjes. Temë qendrore e mbledhjes në fjalë u bë situata në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu kënaqësinë e vet nga realizimi i marrëveshjes me Moskën mbi tranzitin hekurudhor të ngarkesave jo-ushtarake për forcat e koalicionit në Afganistan nëpërmjet territorit rus. Sipas fjalëve të tij, progresi në Afganistan është arritur jo në radhë të fundit edhe falë marrëveshjeve dypalëshe të lidhura midis Rusisë dhe SHBA. Sipas informacionit të Agjencisë ITAR-TASS, Rusia do ti vërë në dispozicion Afganistanit 21 helikopterë Mi-8.