0Cunami i shkaktuar prej tërmetit që ra në Japoni nuk i shkaktoi dëm pikave të banimit në ishujt Kurile, njoftoi Shefi i Qendrës Kombëtare të drejtimit në situata krize të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë Vladimir Stepanov. Sipas fjalëve të tij, dallga vërtet arriti deri në pikat e banimit, por nuk ishte aq e fortë sa në Japoni. Lartësia e dallgëve u regjistrua nga 1 deri në 3 metra. Ai kujtoi, se që në vitin 2004 me porosi të Presidentit të Federatës Ruse filloi puna mbi krijimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm të cunameve. Sipas fjalëve të tij, sistemi e domonstroi efiaksitetitn e vet duke paralajmëruar 9 minuta para shpërthimit të forcës së natyrës dhe 11 veta mundën të braktisin si rrjedhojë zonën e rrezikshme.