0Për dhënien e ndihmës urgjente Japonisë, e cila e pësoi keq prej tërmetit shkatërrimtar, u shprehën të gatshme tashmë 25 vende, njoftoi Ministri i Jashtëm japonez Takeaki Matsumoto në Tokio. Ndër të parë deklaruan për dhënien e ndihmës japonezëve - rusët. Për këtë tregon në materialet e veta Agjencia informative japoneze “Kyodo”, duke botuar në site e vet materialin me titull “Rusia, Kina, Koreja e Jugut, Britania e Madhe shprehën dëshirën për dhënien e ndihmës Japonisë”. Mbi gatishmërinë e vet për dhënien e mbështetjes Japonisë për kapërcimin e pasojave të goditjes së pamëshirshme të forcës së natyrës deklaruan Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, Kancelarja e RFGJ Angela Merkel, Presidentët e Francës dhe SHBA, përkatësisht, Nicolas Sarkozy dhe Barack Obama.