Shkarko audiofailin

Muzetë e Kremlinit të Moskës publikuan hollësi të reja që kanë të bëjnë me projektet më të mëdha të ekspozitave, të cilat do të hapen në Kremlin në vitin 2011. Tashmë që në muajin prill Muzetë e Kremlinit të Moskës do të ftojnë vizitorët në ekspozitën “Carl Fabergé dhe mjeshtrat e gurgdhendjes e argjendarisë”, e cila do të sintetizojë veprat e sjella nga 17 muzeume të botës. Ja se ç’tregon më hollësisht për këto projekte Zëvendës Drejtoresha e Muzeve të Kremlinit Zelfira Tregullova. “- Për herë të parë në Moskë po sillet një grup mjaft impresionues veprash nga muzetë e Siberisë dhe Uralit. Ne do të ekspozojmë parahistorinë: punët e mjeshtrave të manifakturave të punimit të gurit të Ekaterinburgut, Kollivanit, Peterhofit të periudhës së kufirit të shekujve XVIII-XIX, argjendarëve, mjeshtëria e të cilëve ushtroi një ndikim jashtëzakonisht të madh në veprimtarinë e argjendarëve të famshëm të fundit të shekullit të XIX- fillimit të shekullit të XX-të, të cilët punonin pranë oborrit mbretëror. Midis eksponateve që po sillen nga jashtë shtetit figurojnë edhe punë të firmës Cartier - me gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar. Do të jetë mjaft interesante të shihet dhe të krahasohet, se si mjeshtra të ndryshëm argjendarë të asaj kohe punonin me materiale analogjike dhe tema analogjike” - tha Zelfira Tregullova. Serinë e ekspozitave kremliniane “Thesaret e botës” do ta vazhdojë këtë vit koleksioni Medici nga muzetë e Firences: “- Ne do të paraqesim thesarin e një prej dinastive më të famshme të mbarë botës, e cila pat drejtuar në Firence nga shekulli i XV deri në fillim të shekullit të XVIII. Thesarin, i cili ka shërbyer si model për shumë koleksione të monarkëve europianë. Koleksioni Medici do të paraqitet në mënyrë kronologjike, duke filluar që nga koleksioni i Lorenzo il Magnifico e duke përfunduar me atë të Anna Maria Luisa de Medici, përfaqësueses së fundit të kësaj dinastie, e cila dorëzoi gjithçka që zotëronin Medici-t në pronësi të qytetit të Firences. Ndër to mund të përmendim kupat, enët, amforat luksoze të zbukuruara me gurë gjysmë të çmuar, në shumicën e rasteve të periudhave antike apo bizantine, cameo (kameo - gur i gdhendur) të mahnitshme dhe zbukurime unikale të epokës së Renaissance (Rilindjes). Ekspozitën “Paul Poiret - mbreti i modës” Muzeu i Kremlinit të Moskës ka ndërmend ta organizojë me eksponatet e Muzeut të Modës në Paris dhe Muzeut të Artit Metropolitan të Nju Jorkut. Në fakt, në lidhje me problemin që lindi në fushën e shkëmbimeve kulturore ruso-amerikane, nuk ka siguri të plotë në lidhje me atë se në shtator eksponatet e Museum of Art Metropolitan do të mbërrijnë në Moskë. Por edhe shpresat nuk i humbasim megjithatë. Jashtë shtetit Muzetë e Kremlinit të Moskës do të organizojnë 2 ekspozita të mëdha me eksponatet e veta. Një nga ato është “Thesari i Kremlinit” - njëfarë përgjigje e llojit të vet Firences kjo, e cila do të paraqesë koleksionin e plotë të Dhomës së Armëve (Оружейная палата). Dhe ekspozita “Nën skeptrin e Romanovëve”, kushtuar dinastisë së carëve rusë, e cila do të hapet në Pragë.