Prodhimi 24 orësh i naftës në Libi u reduktua gati deri në 80 % dhe aktualisht përbën rreth 300 mijë fuçi, njofton kompania energjetike franceze “Total”. Deri para trazirave masive kundër regjimit të Gaddafit në Libi çdo ditë nxirrej rreth 1,7 milionë fuçi “ar i zi”. Ndërkaq, njësitë luftarake, që i qëndrojnë besnike Gadafit vazhdojnë operacionin për kthimin e objekteve të rëndësishëm të naftës nën kontrollin e vet. Ndër to janë, qyteti portual Ras-Lanuf, luftimet për të po vazhdojnë që prej disa ditësh.