50 vjetori i fluturimit në kozmos të njeriut të parë Juri Gagarin është temë kryesore në programin e Javës së Shkencës dhe Teknikës Kombëtare që është hapur në Britaninë e Madhe. Në Mançester, ku kozmonauti mbërriti në vitin 1961, është planifikuar një ekspozitë me fotografi, piktura dhe videoregjistrime, që kanë lidhje me fluturimin e tij. Në kuadrin e panairit Londinez të librit më 11-13 prill do të organizohet një videourë e posaçme me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Britania e Madhe vitet e fundit është aktivizuar shumë në projektet kozmikë.