0Në mars banorët e Tokës do të bëhen dëshmitarë okularë të afrimit maksimal të radhës të Hënës dhe Tokës. Më 19 mars Hëna do ti afrohet Tokës në distancën më të shkurtër që nga viti 1992 - 356,5 mijë kilometra. Në vigjilje të këtij fenomeni në Internet vërshoi një valë e fuqishme parashikimesh alarmuese nga ana e shkencëtarëve në lidhje me atë, se kjo dukuri mund të shkaktojë ndryshime serioze në klimën tokësore. Në fazat paraardhëse të afrimit të planetit tonë me satelitin e tij natyral - në vitet 1955, 1974 dhe 2005 - meteorologët kanë fiksuar kushte ekstremale moti, të cilat sollën me vete një sërë fatkeqësish natyrore me përmasa të mëdha.