0Festivali Ndërkombëtar i Arteve “Nga avantgarde deri në ditët tona” për të 20-ën herë u hap sot në Shën Peterburg. Pjesa artistike e Festivalit do të paraqesë në sallën Mallij të Filarmonisë peterburase ekspozitën “Çehovi dhe ilustrimet e Oleg Jahninit”. Po këtu do të zhvillohet edhe koncerti i muzikës së dhomës, në të cilin do të tingëllojnë vepra muzikore që ekzekutohen shumë rrallë - nga Darius Milhaud e deri tek Alfred Shnitke. Shikuesit i presin programe simfonike, koncerte të muzikës elektronike, mbrëmje autoriale. Në këtë festival do të marrin pjesë kompozitorë dhe muzikantë nga Finlanda, Danimarka, Britania e Madhe, Zvicra dhe SHBA.