Shkarko audiofailin

Sipas përfundimeve të vitit 2010 Rusia zuri vendin e 13 në rejtingun e popullaritetit të GlobeScan, duke avancuar me siguri nga pozita e 16. Kompania e autoritetshme kanadeze GlobeScan çdo vit me porosi të BBC përpilon listën e vendeve me popullaritet më të madh në botë. Në bazë të rejtingut qëndron anketimi sociologjik i zhvilluar midis banorëve të 27 shteteve. Respondentët duhej ti përgjigjeshin pyetjes: “Ç’ndikim ushtron ky apo ai vend në komunitetin botëror?”. Variantet e përgjigjeve ishin tre - pozitiv, negativ dhe neutral. Këtë vit në sondazhin në fjalë morrën pjesë pothuajse 30 mijë veta. Në vend të parë u rendit Gjermania, SHBA u vendosën në pozicionin e 7-të, ndërsa e mbylli listën Irani. Më tepër se 1/3 e respondentëve kanë besim tek Rusia dhe mendojnë se ajo ndikon pozitivisht në komunitetin botëror. Në vitin 2007 njerëzit që mendonin kështu përbënin vetëm 20% të të anketuarëve. Qëndrimi ndaj Rusisë këto kohët e fundit ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” politologu rus Aleksei Çadajev: “- Lufta tendencioze vlerësuese kundër Rusisë gradualisht po mbetet në të kaluarën. Por i gjithë problemi tani konsiston në atë, se neve gjatë gjithë kohës na krahasojnë me vende shumë të vogla, tek të cilat gjithçka është përafërsisht njëlloj që nga kryeqyteti e deri tek periferitë. Kurse ne kemi Moskën dhe Peterburgun, të cilat janë kryeqytete plotësisht europiane, dhe kemi në Siberi Republikën e Tuva-së, ku njerëzit vazhdojnë të bëjnë ende jetë nomade. Vendi ynë është tejet i shumëllojshëm për tu përfshirë në kuadrot e rreptë të rejtingëve”, - thotë Aleksei Çadajev. Në të njëjtën kohë, sipas mendimit të ekspertëve, rejtingu i GlobeScan pasqyroi të gjitha ndryshimet pozitive që ndodhën gjatë vitit të kaluar. Në rritjen e imazhit të Rusisë ndikuan përmirësimi i klimës investuese në vend, rritja e tregut si dhe aktivizimi i veprimtarisë në politikën e jashtme, mendon Aleksei Çadajev. Aktualisht Rusia perceptohet si një nga partneret e barabarta si në arenën politike, ashtu dhe në biznes. Vetë përfaqësuesit e GlobeScan deklarua, se Rusia është një ndër vendet kryesore të botës. Dhe se ajo është e aftë ti përmirësojë ndjeshëm rejtingët e vlerësimit të vet. Për këtë janë të domosdoshme: përshpejtimi i ritmeve të rritjes ekonomike, plotësimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe rritja e nivelit të jetesës së popullsisë. Sipas mendimit të ekspertëve të GlobalScan, Rusia me potencialin që disponon mund ti realizojë plotësisht këto objektiva.