0Në Moskë përshëndesin rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës duke i vlerësuar ato si rrugën e vetme të drejtë për rregullimin e problemit kosovar. “Ne përshëndesim rifillimin e dialogut midis palëve dhe jemi mëse të bindur se zgjidhja praktike e problemit kosovar në përputhje me rezolutën № 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e mundur vetëm me anë të zhvillimit të negociatave”, - deklaroi më 10 mars në konferencën për shtyp organizuar në Moskë Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç. Ai vuri në dukje, se negociatat “janë alternativa e vetme e hapave të njëanshëm, të cilët bien në kundërshtim të plotë me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe janë të aftë të minojnë procesin e rregullimit të problemit kosovar që drejtohet, para së gjithash, për garantimin e paqes dhe sigurisë në këtë rajon”.