0Rusia del për hetimin skrupuloz ndërkombëtar nën drejtimin e OKB-së të fakteve të trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç. Në konferencën për shtyp organizuar në Moskë më 10 mars ai komentoi deklaratën e ish Kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Karla del Ponte, e cila shprehu gatishmërinë e vet për të kryesuar hetimin ndërkombëtar në lidhje me këtë fakt. “Ne jemi mëse të bindur në domosdoshmërinë e zhvillimit të një hetimi të plotë, skrupuloz ndërkombëtar, duke ia ngarkuar këtë hetim mekanizmit hetimor nën kontrollin e rreptë dhe të vazhdueshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, - tha Aleksandër Llukasheviç. Sipas fjalëve të tij, gjatë kësaj është e nevojshme të garantohet mbrojtja e sigurt e dëshmitarëve. “Kjo do të lejojë, në veçanti, shmangien e komplikacioneve serioze, me të cilat në kohën e vet u përballua Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë gjatë hetimit të krimeve të kryera në territorin e Kosovës”, - theksoi Përfaqësuesi i MPJ të Federatës Ruse.