0Mbledhja e “kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme (në të hyjnë SHBA, Federata Ruse, BE dhe OKB-ja), e cila ishte planifikuar të mbahej në mars u shty për në muajin prill. Siç njofton sot gazeta izraelite “Jerusalem Post”, nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj që “kuarteti” të ketë vendosur të presë paraqitjen nga Kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu të iniciativës së re të paqes. Ndër shkaqet e tjera të shtyrjes së mbledhjes u përmendën edhe krizat politike në vendet arabe, të cilave në momentet aktuale fuqitë kryesore botërore po i kushtojnë një vemendje të veçantë.