0Delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse i kryesuar nga Sekretari i tij Nikollai Patrushev mbërriti sot në Kabul me një vizitë zyrtare njëditore. Delegacioni do të takohet me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzay dhe udhëheqës të tjerë afganë. Në negociatat që pritet të zhvillohen do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërshtetërore, perspektivat e luftës kundër prodhimit dhe shpërndarjes së drogës, bashkëpunimi tekniko-ushtarak.