0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin do të zhvillojë sot në Moskë negociata me Nënpresidentin amerikan Joseph Biden, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë pune në kryeqytetin rus. Siç njoftoi Sekretari i shtypit i Kryeministrit rus Dimitri Peskov, fjalë në to do të bëhet mbi perspektivat e bashkëpunimit tregtaro-ekonomik të dy vendeve, hyrjen e Rusisë në OBT dhe problemet aktuale të politikës botërore, ndër të tjera edhe mbi situatën në Liban. Në vigjilje Joseph Biden zhvilloi negociata me Presidentin e Federatës Ruse Dimiri Medvediev, tema kryesore të të cilave u bënë “zgjerimi i riformatimit” në marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA, perspektivat e pranimit të Rusisë në OBT dhe kërkimi i fushave të reja për bashkëpunimin midis dy vendeve.