Organet e ruajtjes së rendit po merren me studimin e disa versioneve të shpërthimit që buçiti pranë godinës së Akademisë së Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë në Moskë. Siç njoftoi një burim në organet e ruajtjes së rendit, shpërthimi, si rezultat i të cilit fatmirësisht nuk pësoi dëm askush, mund të ketë qenë manovër për largimin e vemendjes me qëllim të kryerjes së ndonjë krimi shumë më seroiz. Por nuk mund të përjashtohet edhe versioni, se mekanizmi shpërthyes detonoi më parë nga ç’ishte planifikuar. Në aeroportet e Moskës janë përforcuar masat e sigurisë, po zhvillohet kontrolli total i pasagjerëve dhe personave që vijnë për të pritur apo për të përcjellë pasagjerët.