Gjatë kohës së takimit të sotëm në rezidencën e vet në periferitë e Moskës me Zëvendëpresidentin e SHBA Joseph Biden Presidenti Dimitri Medvediev i quajti rezultatet e vitit të kaluar të marrëdhënieve ruso-amerikane të suksesshme dhe konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për zhvillimin e marrëdhënieve të plotësisht të vlefshme dhe në format të plotë me SHBA. Ai i propozoi Zëvendëpresidentit amerikan Joseph Biden diskutimin e propozimeve ruse në lidhje me mbrojtjen antiraketore, të parashtruara më parë nga Rusia, si dhe situatën e krijuar në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Presidenti Medvediev shprehu gjithashtu shpresën në lidhje me bashkimin tashmë që këtë vit të Rusisë me Organizatën Botërore të Tregtisë. Për shkak të problemeve të tilla të pazgjidhura marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve kanë mbetur mjaft mbrapa nga ato politike, theksoi gjatë takimit me Joseph Biden Presidenti Medvediev: “- Për këtë bëhet pengesë edhe mungesa e pjesëmarrjes së Rusisë në OBT. Shpresoj shumë se këtë vit të gjitha proceset e lidhura me hyrjen në të do të përfundojnë. Ndër të tjera edhe me mbështetjen aktive të SHBA. Ne kemi projekte të mëdha ekonomike, të cilat kemi ndërmend ti zhvillojmë. Mua më gëzon fakti që Ju sot vizituat Qendrën inovative ruse “Skolkovo”. Pikërisht ajo dhe është një shembull i shkëqyer i kooperimit në sferën e teknologjive të larta dhe krijimit të llojeve të reja të biznesit”, - u shpreh Dimitri Medvediev. Sot shumica e partnerëve të mëdhenj kyçë ndërkombëtarë të Qendrës “Skolkovo” bazohen pikërisht në SHBA. Aktualisht menjëherë disa komapni amerikane, të tilla si Cisco, Microsoft, Boeing dhe Intel, kanë përfunduar tashmë marrëveshje me Fondin “Skolkovo” dhe planifikojnë të hapin qendrat e veta në periferitë e Moskës. Fondi po zhvillon gjithashtu negociata edhe me kompani të tilla të njohura e mjaft të autoritetshme si Google dhe Kodak.