Sot në Bruksel përfundoi raundi dyditor i negociatave të para në histori midis autoriteteve serbe dhe kosovare mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Takimet, sipas vlerësimit të Kreut të delegacionit serb - Drejtorit politik të MPJ të Bork Stefanoviç - “lejuan përvijimin e rrugës për kërkimin e rrugëzgjidhjeve të përbashkëta”. Rezultatet e para të negociatave, sipas fjalëve të tij, do të duken tashmë që në ditët e afërta. Stefanoviç e vlerësoi raundin e parë të negociatave si të suksesshëm. “Ne kemi arritur rezultate të mira, takimet u zhvilluan në atmosferë pozitive, pune konstruktive, - tha ai. - U përpunuan disa zgjidhje konkrete, gjatë zbatimit të tyre në jetë ne do të vemë në dijeni opinionin publik”. Përfaqësuesi i MPJ të Serbisë nuk saktësoi se çfarë çështjesh u diskutuan konkretisht gjatë zhvillimit të dialogut dhe se ç’rezultate reale u arritën. Sipas fjalëve të tij, midis temave të prekura në negociata ishin çështjet që kishin të bënin me pronën shtetërore, kadastrën, telekomunikacionin dhe komunikimin ajror. Në zgjidhjen e problemeve, të cilat në këtë apo atë mënyrë prekin pavarësinë kosovare, “progresi ishte jo i ndjeshëm”, - vuri në dukje Bork Stefanoviç. Në tërësi, sipas fjalëve të tij, raundi i parë i negociatave jep arsye për  një optimizëm të kujdesshëm përkatësisht zhvillimit të mëtejshëm të dialogut serbo-kosovar. Çështjet e statusit të Kosovës nuk u diskutuan, meqenëse palët kanë pikëpamje diametralisht të kundërta në lidhje me to, tha Kreu i delegacionit serb. Sipas përfundimeve të negociatave Edita Tahiri, e cila kryesoi delegacionit kosovar në këto negociata, gjithashtu deklaroi se çështja e statusit është zgjidhur që prej kohësh, sepse “pavarësinë e Kosovës e kanë njohur tashmë 75 vende të botës”. “Ndoshta, ndonjëherë, me to do të bashkohet edhe Serbia”, - mendon ajo.