Kompania ajrore ruse “Aeroflot” nënshkroi një kontratë me korporatën Boeing për blerjen e 8 avionëve të tipit Boeing-777. Ky dokument parashikon mundësinë e furnizimit edhe të 8 avionëve të tillë. Ai u nënshkrua në qendrën inovatore “Skolkovo” në periferi të Moskës në praninë e nënpresidentit të SHBA-s Joseph Biden dhe Nënkryeministrit të parë të Federatës Ruse Igor Shuvallov. Furnizimet mund të fillojnë në vitin 2012, vlefta e një avioni përbën nga 232 deri në 284 milionë dollarë.