“Gjashtëshja” e ndërmjetësve (5 anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania) shpresojnë për një pozitë konstruktive të Iranit në lidhje me negociatat për broblemin bërthamor, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Agjencisë Ndërkombërae për Energjinë Atomike (ANEA) Grigori Berdennikov. “Gjashtëshja” shpërndau deklaratën, në të cilën konfirmoi gatishmërinë për rifillimin e negociatave me Teheranin “për gjetjen e zgjidhjes diplomatike të çështjeve , që kanë lidhje me pasurimin e uraniumit në uzinat iraniane”. Negociatat u ndërprenë në vitin 2009, kur Këshilli i drejtuesve të ANEA-s e dënuan Iranin për ndërtimin e uzinës së dytë të pasurimit të Uraniumit.