Avioni me të dërguarin e liderit libanez Muammar Gaddafi në bordin e vet u ul në Kairo, njoftoi gazeta italiane “Republica” me referim tek burime në aeroportin e kryeqytetit egjiptian. Sipas njoftimeve të gazetës, përfaqësuesi i udhëheqjes ushtarake libaneze kishte si detyrë ti dorëzonte një mesazh të Gaddafit Kreut të Këshillit të Lartë ushtarak të Egjiptit Muhamed Huseini Tantaui. Më parë BBC njoftoi, se nga Tripoli u nisën tre avionë. Një nga këta u drejtua për në Kairo, kurse dy të tjerë për në Vienë dhe Athinë.