Rumania shpreson të tërheqë Rusinë në ndërtimin e naftësjellësit Konstanca-Triest për transportin e naftës bruto në tregun europian, njoftoi Drejtori i përgjithshëm i kompanisë rumune “Oil Terminal”, pjesëmarrës i projektit Silvio Vagner. Shanset për këtë u rritën qenësishëm pas deklaratave të Ministrit të energjetikës të Federatës Ruse Sergei Shmatko për daljen e mundshme të Rusisë nga projekti Burgas-Aleksandropolis. Rumania, Serbia dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e naftësjellësit Konstanca-Triest në vitin 2008. Ai parashikon furnizimet e naftës bruto nga rajonet Kaspik dhe Detit të Zi nëpërmjet portit rumun Konstanca në Serbi, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri dhe Gjermani.