Në sfondin e informacionit kontradiktues për luftimet në qytetet libaneze midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të Muammar Gaddafit palët këmbejnë deklarata të forta politike. Kurse në vendet e tjera të rajonit nuk po ndërpriten protestat e popullsisë së pakënaqur kundër regjimeve ekzistuese. Gaddafi edhe një herë tjetër akuzoi SHBA-s, Britaninë e Madhe dhe Francën për përpjekjen e manipulimit të popullit libanez për të marrë nën kontrollin e vet rezervat e naftës në vend, siç ndodhi në Irak. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të zgjerojnë ndikikmin e vet politik. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të periudhës kalimtare u takuan me Përfaqësuesen e lartë të BE për punët e jashtme dhe politikën e sigurimit Catherine Ashton dhe anëtarët e Parlamentit Europian. Por këto takime nuk sollën në ndofarë mkarrëveshjesh konkrete. Vet fakti i organizimit të tyre dëshmon, se Perëndimi gjithnë e më aktivisht po mbështet kryengritësit. Si dhe më parë atje po diskutohet edhe mundësia e ndërhyrjes ushtarake në këtë konflikt. Por jo të gjithë anëtarët e NATO-s mbështesin këtë ide, është i sigurt Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin: “Një sërë vendesh janë kategorikisht kundër aksioneve luftarake. Në veçanti, Turqia dhe europianët perëndimorë. Turqia nuk dëshiron të grindet përsëri me botën arabe dhe të jetë penge e politikës së Perëndimit. Kurse Franca dhe Gjermania e konsiderojnë veten ligjbërëse dhe ngulin këmbë në atë, se aksioni për ndërprerjen e fluturimeve të Forcave Ushtarako-Ajrore libaneze është i mundur vetëm në qoftë, se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të vendosë një sanksion përkatës”, u shpreh  Dimitri Rogozin. Ndërkaq, rezoluta e re e OKB-së për mbylljen e qiellit mbi Libi mund të bëhet realitet. Sipas disa të dhënash, SHBA-s aktualisht janë mëse të interesuara për mbështetjen nga ana e Rusisë të rezolutës së OKB-së. Por nuk duhet harruar, se Moska mëse një herë ka deklaruar në mënyrë kategorike për moslejimin e ndërhyrjes së huaj në krizën libaneze. Në sfondin e diskutimeve politike për situatën në Libi, jashtë këtij rajoni, vet Lindja e Mesme vazhdon të të kujtojë kazanin që lëvon. Sipas informacionit të fundit, Izraeli po përgatitet të përballet me trazirat e mundshme në territoret palestineze. Në Jemen po vazhdojnë marshet e protestave kundër Kryetarit të shtetit Ali Abdullah Saleh. Protestat vazhdojnë edhe në Bahrein dhe Kuvajt. Tensioni politik në rajon është bërë realitet i jetës së përditshme. Aktualisht është e vështirë të parashikohet, se ku mund të çojë kriza në Lindjen e Mesme. Gjithsesi, rrezikun më të madh komuniteti ndërkombëtar e shikon tek ardhja në pushtet e grupeve radikale fetare.