Viti jubilar i 50 vjetorit të fluturimit në kozmos i Juri Gagarinit, i cili do të mbushte sot 77 vjeç, ka ngallur interes të madh për këtë personalitet legjendar në të gjithë botën. Djali i një fshatari të thjeshtë, që u bë pilot, dhe pastaj kozmonaut i parë i planetit në kujtimet e kolegëve të tij, ishte i thjeshtë dhe i shoqërueshëm, asnjëherë nuk kishte vuajtur nga “sëmundja e yjeve”. Duke u bërë Zëvendës drejtor i Qendrës për përgatitjen e kozmonautëve, i shmangej stilit të udhëheqësit autoritar. 50 vjetorin e fluturimit të Gagarinit në kozmos e festojnë në gjithë botën. Në verë për nder të tij në Londër do të ndërtohet një monument. Ceremonitë solemne, kushtuar 77 vjetorit të ditëlindjes së koumonautit të parë të Tokës, do të organizohen sot në vendlindjen e tij në qarkun Smolensk.