Në Bernin suedez do të fillojnë negociatat gjeorgjiano-ruse për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Gjeorgjia do të arrijë kthimin e kontrollit të vet mbi pikat doganore në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut. “Kërkesa kryesore ekonomike të OBT-së është transparenca e tregtisë midis vendeve, shpjegoi Kryetari i komitetit për lidhjet me jashtë i parlamentit të Gjeorgjisë Akaki Minashvili. –Përkatësisht, Tbilisi do të dijë, se çfarë lloj produktesh dhe mallrash do të eksportohen në Abkhazi dhe Oseti, dhe çfarë do të importohen që andej”. Ai shtoi, se në qoftë se Kremlini bie dakort për këtë, atëherë Gjeorgjia do ta mbështesë hyrjen e Rusisë në OBT.