Nënpresidenti i SHBA-s Joseph Biden mbërriti në Moskë. Tema kryesore të negociatave të Joseph Bidenit me Presidentin Dimitri Medvediev dhe Kryeministrin  Vladimir Putin janë hyrja e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe bashkëpunimi për krijimin e sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Duhet të theksohet, se në pikëpamjet e veta Nënpresidenti aktual është politikan i njëpasnjëshëm. Në vitin 2001 kur Joseph Biden ishte specialist për problemet e kontrollit mbi armatimet, doli hapur kundër vendimit të George Bushit për daljen e SHBA-s nga Traktati për MAR të vitit 1972. Kurse në vitin 2008, në konferencën e Mynihut, po ai Biden bëri thirrje për eliminimin e tensionit në marrëdhëniet ruso-amerikane, duke shtypur butonin e riformatimit. Dhe është mjaft e logjikshme, se pikërisht ky përfaqësues i adminmistratës së Uashingtonit mbërriti në Moskë për “zgjerimin” e riformatimit. Të paktën, kështu e quajnë qëllimin e vizitës së Bidenit në Shtëpinë e Bardhë. Në të vërtetë, nuk është e lehtë të arrihen rezultate, kur gjithmonë kthehesh pas tek përpjekja për fillimin e marrëdhënieve nga fillimi. Uashingtoni dhe Moska i riformatuan një herë marrëdhëniet dhe aktualisht përpiqen të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat e planifikuara, mendon Zëvendës drejtori i Institutit rus për SHBA-s dhe Kanadanë Pavell Zallatariov: “Para së gjithash vizita e Nënpresidentit Biden është e domosdoshme të konsiderohet si përgatitëse për takimin e dy presidentëve, përkatësisht, Barack Obama dhe Dimitri Medvediev. Do të ishte mirë, që çdo takim i presidentëve të përfundonte me ndofarë vendimesh konkretë. Ka shumë mundësi, se do të fillojë përpjekja për të përpunuar një dokument, i cili të konkretizonte drejtimin e bashkëpunimit të deklaruatr në sferën për MAR”, u shpreh Pavell Zallatariov. Aspektet ekonomikë të riformatimit gjatë vizitës së vet Joseph Biden do tu kushtojë vëmendje të madhe. Së bashku me sipërmarrësit amerikanë që punojnë në Rusi Nënpresidenti do të vizitojë edhe Qendrën inovatore “Skolkovo”. Atje do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me përfaqësuesit e biznesit rus. Përveç kësaj, në praninë e Bidenit dhe Nënkryeministrit të parë të Rusisë Igor Shuvallov do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis kompanive “Aeroflot” dhe “Boeing”.