Rusinë në konkursin e këngës “Eurovision 2011” do ta përfaqësojë këngëtari Aleksei Vorobiov me këngën “Get you”, njofton shërbimi për shtyp i kanalit televiziv “Pervi”, i cili këtë vit organizon zgjedhjen kombëtare ruse. Ndryshe nga viti i kaluar  votimi në eter të drejtpërdrejtë u vendos të mos bëhet. Juria profesionale përzgjodhi vet përfaqësuesin e Rusisë për këtë konkurs. Ky “Eurovision” do të zhvillohet në Dusseldorf nga 10 deri në 14 maj.