Patinatoret ruse Adelina Sotnikova dhe Elizabeta Tuktamisheva zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në garat Kampionatit Botëror të Juniorëve në qytetin Gangneung. Vendin e tretë me distancë të madhe nga ruset e zuri amerikanja Agnes Zavadski. Gjithsej në Kampionatin Botëror të Juniorëve ruset fituan 2 medalje të arta dhe 3 bronzi, duke u bërë skuadra më e mirë përfaqësuese për nga numri i medaljeve të fituara.