Ushtarakët britanikë mbajnë në gjendje gatishmërie nënrepartin e Regjimentit Mbretëror në Skoci në lidhje me trazirat në Libi, shkruan gazeta britanike Daily Telegraph. Batalioni i tretë i regjimentit Black Watch mund të niset për në Afrikën e Veriut shumë shpejt. Kjo njësi përbëhet nga 600 veta dhe është kthyer nga Iraku në vitin 2009. Ndërkaq, në Ministrinë e mbrojtjes vunë në dukje, se batalioni është  përgatitur për përmbushjen e operacioneve humanitarë, por jo për ata luftarakë.