Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko nuk e shikon të nevojshme që të përdorë të drejtën e vet për faljen e të arrestuarve për pjesëmarrje në trazirat masive më 19 dhjetor të vitit 2010 në Minsk. Llukashenko në intervistën e vet dhënë për gazetën “The Washington post”deklaroi, se vetëm gjyqi ka të drejtë të vendosë për fatin e këtyre njerëzve. Ai theksoi, se i quan të ligjshme veprimet e policisë për prarandalimin e trazirave në Minsk, dhe shprehu gatishmërinë për të vepruar po kështu në të ardhmen.