Qeveria e Egjiptit merr përsipër përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetasve të huaj, që ndodhen në territorin e vendit, në radhë të parë të turistëve, deklaroi Ambasadori i Egjiptit në Moskë Alla Elhadidi. Diplomati vuri gjithashtu në dukje, se udhëheqja e vendit të tij i kushton vëmendje të madhe suigurisë së rusëve, të cilët banojnë në Egjipt. Rusia evakuoi nga Egjipti rreth 40 mijë turistë për shkak të protestave masive, që sollën në dorëheqjen e Presidentit Mubarak.