Në Libi forcat pushtetore dhe opozitare po vazhdojnë luftimet për qytetet me rëndësi strategjike në pjesë të ndryshme të vendit. Sot njoftimet për “sukseset” e palëve janë tejet kundërthënëse, si dhe për vendosjen e kontrollit mbi “pikat e nxehta” flasin përsëri si regjimi drejtues, po ashtu dhe kryengritësit. Televizioni shtetëror i Libisë deklaroi mbi atë, se trupat e Muammar Gaddafit kanë kthyer kontrollin mbi qytetin e burimeve të naftës Ez-Zavia. Ai ndodhet gjithsej 50 km në perëndim të Tripolit. Në luftime gjetën vdekjen më shumë se 30 banorë paqësorë, ndër të tjera gra dhe fëmijë. Kryengritësve u janë marrë më shumë se 100 njësi ushtarake-tanke, raketa zenite, makina luftarake. Ndërkaq kanali televiziv “Al Jazeera” njoftoi, se qyteti, si dhe më parë, ndodhet në duart e kryengritësve. Përfaqësuesit e opozitës ishin të detyruar të pranonin, se gjatë përplasjeve u eliminuan lideri i opozitës dhe zëvendësi i tij, komandantët e tjerë janë marrë peng. Të premten forcat e opozitës gotitën njësitë e ushtrisë nga aeroporti Ras-Lanuf 600 km në lindje të Tripolit. Aty në afërsi ndodhet një nga uzinat më të mëdha të përpunimit të naftës të vendit për eksport. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, forcat e Gaddafit u larguan nga Ras-Lanufi, duke humbur 130 veta. Nuk ndihmuan as helikopterët, as hapja e zjarrit me anë të armëve reaktive. Qytetin e kontrollojnë plotësisht kryengritësit. Përfaqësuesi i MPJ i Libisë e mohoi këtë  informacion. E megjithatë, pikërisht lindja e vendit praktikisht kontrollohet plotësisht nga opozita. Ajo, në veçanti, mban fort qytetin e dytë për nga madhësia në vend-Bengazi. Të premten forcat proqeveritare libaneze bombarduan depot e armëve në rrethinat e këtij qyteti. Më shumë se 20 veta gjetën vdekjen. Aviacioni i Gaddafit goditi gjithashtu bazën ushtarake dhe depon e armëve në qytetin më të afërt Adxhabia. Por, sipas deklaratave të opozitës, asnjë nga këto predha nuk ra në territorin e bazës. Gjithashtu kundërthënëse janë edhe të dhënat që vijnë nga frontet e konfrontimit, gjë kjo që dëshmon për luftën serioze informative midis palëve kundërluftuese, vuri në dukje në intevistën e vet dhënë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Institutit të Afrikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksei Vasiljev: “Viktima e parë e luftës është e vërteta. Është vështirë të përcaktohet, se çfarë po ndodh aktualisht në Libinë e cila po zhyten gjithnjë e më thellë në vorbullën e luftës civile. Të dyja palët njoftojnë për sukseset e veta, por kryengritja kundër Gaddafit është spontane. Tani për tani nuk mund të flitet për liderë realë të opozitës, organizatë reale dhe program të saj. Nuk përjashtohen as mosmarrëveshjet serioze midis kryengritësve. Në këtë sfond mediat botërore po krijojnë një situatë histerike rreth Gaddafit, me qëllim që të justifikojnë ndërhyrjen e huaj në Libi. Kështu ndodhi edhe në vigjilje të fillimit të luftës së SHBA-s në Irak”, u shpreh Aleksei Vasiljev.