Planet e SHBA-s për dislokimin në Poloni të elementeve të sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) nuk përbëjnë rrezik për Rusinë dhe tani për tani nuk nevojitet të ndërmarrent masa përkatëse, njoftoi për “Interfaksin” një burim në Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë. Ai shpjegoi, se fjalë bëhet për dislokimin e komplekseve “Standart-3M” të kapjes së raketave me rreze të mesme dhe të vogël veprimi, që Rusia nuk disponon. Këto ditë Sekretarja Amerikane e shtetit Hillary Clinton në negociata me homologun e vet  polak Radosllaw Sikorski shpalli synimin e Uashingtonit për dislokimin në Poloni mbi bazë të përhershme nënrepartin e ri të Forcave Ushtarako-Ajrore të SHBA-s dhe të ndërtojnë atje sistemin MAR.