Presidentja e Kirgistanit Roza Otumbaeva është femra e parë si kryetare shteti që do të marrë medaljen nga departamenti amerikan i shtetit “Për trimëri”. Më parë me këtë medalje, që simbolizon arritjet e femrave të shquara, nderoheshin kryesisht mbrojtëset e të drejtave të njeriut. Dorëzimi i çmimit do të bëhet më 8 mars në Uashington. Otunbaeva kryesonte lëvizjen opozitare, që arriti të ndryshonte pushtetin në Kirgistan vitin e kaluar. Në prill ajo u bë Përfaqësuese e qeverisë së përkohshme, pastaj Presidente e Republikës për periudhën kalimtare deri në dhjetor të vitit 2011.