Problemi i Nagorno-Karabahut do të jetë në vëmendje të takimit të presidentëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë , përkatësisht, Dimitri Medvediev, Ilham Aliev dhe Serzh Sargsjan në Sochi. Siç deklaroi Kryetari i Kremlinit, Rusia është e gatshme të mbështesë atë variant të zgjidhjes së problemit, i cili të kënaqë të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt, kurse në rast të arritjes së kompromisit, të dalë garante e rregullimit, vuri në dukje ai. Takimi i tanishëm është i teti në formatin trepalësh, njofton agjencia informative ITAR-TASS.