Organizata policore ndërkombëtare “Interpol” përhapi paralajmërimin mbi rrezikun që mund të përbëjë Muammar Gaddafi dhe 15 personat e rrethit të tij të afërt. Në të ashtuquajturin “buletin portokalli” Interpoli paralajmëron 188 vendet që hyjnë në të, se zhvendosja e Gaddafit, familjarëve dhe ithtarëve të afërt të tij “mund të përbëjë rrezik kërcënues për sigurinë publike”, po ashtu si dhe zhvendosja e pasurive të tyre.