Helikoptermbajtësja “Kearsarge” dhe anija luftarake “Ponce” të Flotës ushtarako-detare të SHBA mbërritën bazën ushtarake amerikane “Suda” në ishullin grek të Kretës. Dy ditë më parë aty u sollën 400 këmbësorë të marinës. Përfaqësuesi i bazës Paul Farley e quajti këtë pjesë “të ridislokimit të trupave në lidhje me ngjarjet në Libi”. Ushtarakët e këmbësorisë së marinës do të dislokohen në bordi e helikoptermbajtëses “Kearsarge” dhe anijes luftarake “Ponce”, njoftoi ai. Ky informacion u konfirmua nga Ministria e mbrojtjes e Greqisë. Tre anije luftarake të këtij vendi patrullojnë tani rajonin e Detit Mesdhe midis ishullit Kreta dhe Libisë.