Ekuipazhi i çisternës së naftës “Front Pride”, i cili përbëhet nga marinarë rusë dhe filipinas, arriti të zbrapsë sulmin e piratëve. Sindikata e Marinarëve të Rusisë njofton, se incidenti ndodhi më 3 mars në Oqeanin Indian afërsisht 250 milje detare larg ishullit Socotra. Në bordin e anijes nuk kishte roje të armatosura. Piratët iu afruan çisternës me dy motoskafë dhe hapën zjarr mbi të. Më pas banditët detarë u përpoqën të hedhin në bordin e anijes shkallën prej litari, por ata i penguan të ngjiten në kuvertë marinarët: ekuipazhi filloi të rrisë shpejtësinë e lundrimit të çisternës dhe të manovronte. Kjo i lejoi atij ti shpëtojë rënies në duart e piratëve.