Krijimi i Qendrës financiare ndërkombëtare në Moskë vazhdon të mbetet prioritet i padiskutueshëm për Rusinë, deklaroi Presidenti i vendit Dimitri Medvediev në mbledhjen kushtuar problemit të krijimit të kësaj Qendre. Pikërisht një strukturë e tillë do të mund të bëhet jo vetëm bërthamë e sistemit financiar rus, por dhe katalizator i zhvillimit të tregjeve financiare të gjithë hapësirës postsovjetike si dhe do të ushtrojë ndikimin e vet në tregjet e Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Por për realizimin e suksesshëm të këtij projekti duhen zgjidhur medoemos fillimisht disa çështje, theksoi Dimitri Medvediev: “- Detyra jonë konsiston në ngritjen e Moskës në nivelin e kryeqyteteve kryesore financiare botërore. Natyrisht, do të shfrytëzohen gjatë kësaj kriteret dhe standartet e pranuara në gjithë botën. Neve na duhet të ndërmarrim përpjekjet për garantimin e sigurisë publike në Moskë, për zgjidhjen e detyrave që kanë të bëjnë me transportin”, - tha Presidenti Medvediev. Tema e shndërrimit të Moskës në Qendër financiare ndërkombëtare u diskutua edhe një muaj më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Drejtori ekzekutues i Deutsche Bank Josef Ackermann e mbështeti këtë ide. “Ne punojmë tashmë që prej shumë vitesh në Rusi dhe e ndjejmë veten në mënyrë gjithnjë e më komforte atje dhe e vërejmë me seriozitet pikësynimin e Rusisë për krijimin e qendrës financiare”, - deklaroi Kreu i Deutsche Bank. Po atje, në Davos, Kreu i Bursës së Nju Jorkut Duncan Niderauer përmendi një për një të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin e sukseshëm të qendrës së financiare. Ndër to janë: potenciali ekonomik i vendit, valuta e qëndrueshme, sistemi politik stabil, tregu mirëfunksionues i kapitalit. Moska, përkatësisht këtyre treguesve, deklaroi ai, në shumë gjëra ka avancuar mjaft. Në veçanti, vuri në dukje ai, rubla ruse është stabile, tregu i kapitalit “po fillon të zhvillohet”. Një ndër hapat e parë në rrugën për shndërrimin e Moskës në Qendër financiare ndërkombëtare u bë bashkimi i dy bursave ruse ММВБ (MMVD) dhe РТС (RTS). Përveç kësaj, në realizimin e projektit në fjalë janë ingranuar edhe shumë drejtues të instituteve financiare ndërkombëtare. Ndërsa diskutimi i perspektivave të Qendrës financiare ndërkombëtare do të zhvillohet tashmë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në qershor të vitit 2011 në Shën Peterburg. Por pavarësisht nga të gjitha këto tani për tani investitorët paralajmërojnë, se Moskës i duhet të bëjë ende shumë e shumë me qëllim që ajo të arrijë të bëhet konkurrente e babarartë midis pretendentëve të tjerë, atyre qyteteve që gjithashtu nuk janë aspak kundër krijimit tek vetja të qendrës financiare ndërkombëtare.